Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Bulqizë, në vendin e njohur si ‘Ura e Vocit’, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, automjetet janë drejtuar nga shtetasit V.D. dhe A.H., të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e përplasjes.
Të dy drejtuesit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore për dëmtimet e pësuara.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga një prej mjeteve, por kjo pritet të konfirmohet nga hetimet.
Komente
