Heat - Bucks

Butler shkëlqen në parket, Heat kalojnë Bucks! Knicks mposhtin Cavaliers

27 Prill 2023, 11:17| Përditesimi: 27 Prill 2023, 11:19

  • Share

NBA ka dhuruar emocione të forta në ndeshjet e radhës për fazën play-off, me dy skuadra që kanë kaluar më tej. New York Knicks mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 106-95 dhe kanë dërguar serinë e fitoreve në 4-1 dhe janë kualifikuar për në raundin tjetër. Basketbollisti i Cavaliers, Donovan Mitchell bëri një paraqitje të mirë duke shënuar 28 pikë, 7 rebound dhe 5 asist.

Skuadra tjetër që ka arritur të kualifikohet për në raundin tjetër është Miami Heat, që ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 128-126 ndaj Milwaukee Bucks. Jimmy Butlet realizoi 42 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, duke dhuruar një “show” të vërtetë.

Një fitore të rëndësishme kanë marrë dhe Golden State Warriors duke mposhtur Sacramento Kings me shifrat 123-116. Avantazhi i përgjithshëm tashmë ka kaluar për Golden State me shifrat 3-2. Memphis Grizzlies kanë arritur të fitojnë ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 116-99 dhe kanë ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 3-2 që kryesohet nga Lakers.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?