Përballimi i kostove të jetesës, shpenzimet e papritura, nevoja për investime si dhe blerja e një apartamenti, kanë sjellë bum aplikimesh për kredi si nga qytetarët por edhe bizneset.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit janë bërë 72.418 aplikime për kredi pranë bankave, nga të cilat 91% (ose 65,729 aplikime) i përkasin qytetarëve, e pjesa tjetër janë nga sektori i bizneseve.
Por përballë ‘etjes’ për kredi, bankat janë treguar strikte ndaj qytetarëve kryesisht, duke refuzuar gati ¼ e kërkesës që ata kanë bërë për kredi.
Kërkesa për kredi e qytetarëve e udhëhequr nga nevoja për konsum dhe për blerje pasurish të paluajtshme, ka hasur në kushte të shtrënguara në kreditim nga bankat kryesisht tek bankat me kapital të huaj, thotë Banka e Shqipërisë.
25% ose 18,104 kërkesa për kredi pothuajse të gjitha tek grupi i individëve janë refuzuar bankat tregtare, për shkak të shtrëngimit të kushteve të kredisë për këtë kategori që është diktuar kryesisht nga frika e aftësisë paguese dhe shtrenjtimi i banesave.
Çmimet e pasurive të paluajtshme shikohen si faktor rreziku për kthimin e kredisë për shkak se kërkesa për hua është tepër e lartë, pasi shtrenjtimi nuk ka të ndalur.
Rreth 38% e kredisë së dhënë nga bankat nga janari deri në qershor ishte për pasuri të paluajtshme, duke bërë që stoku i kredisë për këtë segment të jetë 180 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit.
Jepni kredi se hapet ekonomia cfare ka mbet ne at vend shkerdhat
Përgjigju