‘Bum’ vjedhjesh makinash luksoze në Tiranë, dyshohet se përdoren nga bandat kriminale! Dy gjenden në Thumanë e Fushë-Krujë

7 Mars, 10:30| Përditesimi: 7 Mars, 16:15

  • Share

Një bum i madh vjedhjesh makinash luksoze është regjistruar në javët e fundit në Tiranë. Vetëm këtë javë rezultojnë se janë vjedhur disa mjete të shtrenjta të modeleve të fundit. Konkretisht në kryeqytet para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në lagje të ndryshme.

Dyshohet se këto mjete do përdoreshin nga grupe kriminale për krime të rënda. Blutë e Tiranës i kanë gjetur dy makinat e fundit që u vodhën, një në Fushë Krujë dhe tjetra në Thumanë. Makinat ishin të parkuara në rrugë. Hetuesit ende nuk kanë arritur në zbulimin e autorëve.

Dyshohet se janë profesionistë dhe kanë kontakte me bandat kriminale me bazë në zonën Fushë Krujë dhe Kurbin. Në lidhje me këtë fenomen drejtori i Policisë së Tiranës, Tonim Vocaj, ka bërë një mbledhje urgjente me vartësit deri në 03.30 të mëngjesit, ku kanë analizuar provat në lidhje me grabitjet e fundit.

1709804147_sssss.jpeg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goshi: 07/03/2024 10:52

    Thumana dhe Fush Kruja jane vatra te krimit perse nuk veprohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?