Në fshatin Dajç të Shkodrës u organizua “Buna Fest”, një aktivitet kulturor që mblodhi vizitorë e turistë të shumtë.
Në brigjet e Bunës, aty ku lumi bashkohet me liqenin u kthye në një skenë magjike me muzikë.
Edhe fëmijët përjetuan një ditë plot argëtim me kanoe, paddle board apo edhe duke notuar në rrjedhën e lumit Buna.
Më i veçanti ishte panairi me produkte agro-ushqimore dhe artizanale. Bien në sy stendat e mbushura me lule e pemë dekorative.
Të pranishmit shijuan një mbrëmje ndryshe, ku argëtimi u ndërthur me traditën, duke përforcuar imazhin e lumit Buna si një thesar natyror që meriton të ruhet.
Organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me EKO Mendje dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “ Buna Festa” ka për qëllim promovimin e resurseve te jashtëzakonshme të Dajçit, ku ndërthuret turizmi kulturor dhe natyror.
Komente
