Bayern Munchen

Bundesliga/ Bayern mposht pastër Union Berlinin me golat e Kane dhe Coman, Frakfurt shkatërron 7-2 Bochumin

2 Nëntor, 17:40| Përditesimi: 2 Nëntor, 17:43

  • Share

BUNDESLIGA - Bayern Munchen ka marrë 3 pikëshin e radhës ditën e sotme në kampionatin gjerman. Të besuarit e Vincent Kompany mposhtën pastër 3-0 Union Berlinin në Allianz Arena.

Golat u shënuan nga i zakonshmi, Harry Kane në të 15-ën me penallti dhe në të 51-ën, ndërsa goli tjetër u shënua nga francezi Coman.

Sakaq, në sfidat e tjera të pasdites së sotme në Bundesliga bie në sy fitorja tenistike e Frankfurti 7-2 më Bochumin.

Wolfsburg barazoi 1-1 me Augsburg, Hoffenheim u mund 0-2 nga St.Pauli, ndërsa Holstein Kiel mundi 1-0 Heidenheim.

Në mbrëmje pritet të luhet sfida mes Dortmundit dhe Leipzigut. Për momentin Bayern Munchen kryeson kampionatin me 23 pikë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?