Bayern Munich feston golin e Harry Kane

Sport

Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz

25 Janar, 21:30| Përditesimi: 25 Janar, 21:35

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi sot gjashtë nga ndeshjet e javës së 19-të. Fitore për Bayern Munich në udhëtim, ndërsa ndalen në barazim Leverkusen dhe Dortmund. Tri pikë për Mainz.

Në "Europa Park" vendasit e Freiburg humbën 1-2 nga Bayern Munich. Bavarezët bënë autokritikë pas humbjes 3-0 në mesjavë kundër Feyenoord në Champions League. Ishte Harry Kane që kaloi miqtë në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë, ndërsa Kim gjeti golin në pjesën e dytë për avantazhin e dyfishtë. Ginter shkurtoi për Freiburg, gol që shërbeu sa për statistika.

Në "Iduna Park" as shkarkimi i Nuri Sahin nuk i bëri punë Dortmundit, me verdhezinjtë që barazuan 2-2 kundër Uerder Bremen. Paçka avantazhit të dyfishtë me golin e Guirassy dhe autogolin e Friedl, miqtë ia dolën të barazonin me Bittencourt dhe Ducksch.

Barazim 2-2 në "Red Bull Arena" edhe mes Leipzig dhe Bayer Leverkusen. Schick dhe Garcia shënuan për miqtë që nuk mbajtën dot avantazhin e dyfishtë, duke u barazuar nga Raum dhe autogoli i Tapsoba.

Pas javës së 19-të Bayern Munich kryeson me 48 pikë dhe e çon në gjashtë pikë epërsinë nga ndjekësit e Leverkusen.

Bundesliga, raundi 19-të:

E shtunë, 25 janar 2025

Augsburg 2-1 Heidenheim

Dortmund 2-2 Uerder Bremen

Freiburg 1-2 Bayern Munich

Mainz 2-0 Stuttgart

RB Leipzig 2-2 Bayer Leverkusen

MGladbach 3-0 Bochum

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?