Bundesliga gjermane e futbollit është në raundin e 13-të. Këtë të shtunë te tri pikët dolën Bayern Munich, Leverkusen apo edhe Leipzig. Gladbach barazoi 1-1 kundër Dortmund.
Në "Allianz Arena" Bayern Munich nuk e pati të vështirë të fitonte 4-2 kundër Heidenheim, edhe pse debutuesit e Bundesligës u përpoqën të rihapnin ndeshjen në fund, por pa ia dalë me sukses. Skuadra e Kompany kaloi në epërsi me Upamecano pas 18 minutave lojë, ndërsa Honsak barazoi në fillimin e pjesës së dytë. Musiala shënoi për bavarezët për epërsinë 2-1, teksa Goretzka gjeti golin e tretë. Në fundin e sfidës ishte Dorsch që shënoi për miqtë, ndërsa Musiala me dopietën personale ndali shifrat në 4-2. Bayern Munich kryeson klasifikimin me 33 pikë.
Në "BayArena", Bayer Leverkusen fitoi 2-1 kundër St. Paulit. Djemtë e Alonsos kaluan në epërsi pas gjashtë minutave lojë me njeriun e momentin Uirtz, i asistuar nga Granit Xhaka. Leverkusen gjeti edhe golin e dytë me Tah, ndërsa në minutën e 84 miqtë shkurtuan me Guilavogui. Leverkusen me 26 pikë ndodhet në vendin e tretë.
Bundesliga, raundi 13-të:
E shtunë, 07 dhjetor 2024
15:30
Bayer Leverkusen 2-1 St. Pauli
Bayern Munich 4-2 Heidenheim
Bochum 0-1 Uerder Bremen
Eintracht Frankfurt 2-2 Augsburg
Holstein Kiel 0-2 RB Leipzig
18:30 Borussia MGladbach 1-1 Dortmund
Renditja: