Festa e Bayern Munich

Bundesliga/ Bayern Munich 'shuplakë' me pesë gola Bremenit, tri pikë për Freiburg dhe Frankfurt

21 Shtator, 17:41| Përditesimi: 21 Shtator, 20:26

  • Share

Bayern Munich i këtij sezoni po tregon se nuk ka kundërshtarë. Edhe në raundin e katërt të Bundesligës, skuadra e Vincent Kompany fitoi bindshëm 0-5 në udhëtim me Uerder Bremen.

Pasi 'shkatërruan' 9-2 Dinamon e Zagrebit në Champions League, bavarezët këtë të shtunë shënuan me Olise (dopietë), Musiala, Kane dhe Gnabry për tri pikët e radhës, që e çojnë në kuotën e 12 pikëve për të mbajtur kreun.

Po në Bundesligë, këtë javë tri pikë siguroi edhe Freiburg që fitoi 0-3 në udhëtim kundër Heidenheim. Në Berlin, Unioni fitoi 2-1 kundër Hoffenheim, ndërsa Bochum dhe Holstein Kiel u ndanë në paqe 2-2. Eintracht Frankfurt mposhti 2-0 Borussia MGladbach

Bundesliga gjermane, raundi 4:

E shtunë, 21 shtator 2024

15:30

Bochum 2-2 Holstein Kiel

Heidenheim 0-3 Freiburg

Union Berlin 2-1 Hoffenheim

Uerder Bremen 0-5 Bayern Munich

18:30 Eintracht Frankfurt 2-0 Borussia MGladbach

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?