Festa e Lee Sung te Mainz

Sport

Bundesliga/ Bayern Munich thyhet pas 14 javësh, Mainzi e mposht 2-1! Fitojnë Leverkusen dhe Gladbach, ndërpritet Union Berlin - Bochum

14 Dhjetor 2024, 18:35| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 18:37

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit ka prodhuar surpriza këtë të shtunë, teksa Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë sezonale pas 14 ndeshjeve. Fitore për Leverkusen që ndodhet vetëm katër pikë pas kryesuesve bavarezë.

Në "Meua Arena" vendasit e Mainz fituan 2-1 kundër Bayern Munich. Skuadra e Kompany pëson kështu humbjen e parë sezonale në kampionat, duke lënë pikë në garën për titullin kampion. Mainz shënoi me dopietën e Lee Sung në minutat 41 dhe 60-të, ndërsa Sane shkurtoi në fundin e ndeshjes, gol që për miqtë vleu sa për statistika.

Në "UUK Arena" vendasit e Augsburg ishin të pafuqishëm kundër kampionëve në fuqi, duke u mposhtur 0-2 nga Leverkusen. Terrier dhe Uirtz shënuan në pjesën e parë, me Granit Xhakën që luajti titullar.

Në Berlin, Union dhe Bochum barazuan 1-1. Ndeshja shkoi përtej parashikimeve pasi në shtesë portieri mik Dreues u godit nga një çakmak, me arbitrin që ndërpreu ndeshjen dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas minutave pritje ekipet dolën në fushë dhe zhvilluan ato pak minuta të mbetura.

Bundesliga, java 14-të:

E shtunë, 14 dhjetor 2024 - 15:30

Augsburg 0-2 Bayer Leverkusen

Borussia MGladbach 4-1 Holstein Kiel

Mainz 2-1 Bayern Munich

Union Berlin 1-1 Bochum

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?