Festa e lojtarëve të Frankfurt

Bundesliga/ Leverkusen humbet pas 35 ndeshjeve, Leipzig e përmbys 2-3! Frankfurt jep leksion, në Stuttgart 'lumë' golash

31 Gusht, 17:47| Përditesimi: 31 Gusht, 21:04

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e raundit të dytë, aty ku nuk munguan surprizat. Kampionët në fuqi të kampionatit, Bayer Leverkusen u përmbysën 2-3 nga Leipzig dhe shohin që pas 35 ndeshjeve radhazi të pësojnë humbjen e parë.

Borussia Dortmund e Nuri Sahin u ndal në barazimin 0-0 në udhëtim me Bremen, duke mos mbajtur dot ritmin pas fitores në javën e parë të sezonit të ri.

Ndërkohë, fitore shënuan Gladbach që në udhëtim mposhti 0-2 Bochum me golat e Kleindienst dhe Honorat në pjesën e dytë. Tri pikë për Frankfurt, që në shtëpi mundi 3-1 Hoffenheimin, për suksesin e parë sezonal. Ekitike, Larsson dhe Marmoush vendosën ndeshjen. "Ujqit" e Uolfsburg mundën 0-2 Kiel, ndërsa Stuttgart dhe Mainz barazuan 3-3, në një ndeshje që kishte "lumë" golash.

Bundesliga, raundi 2:

E shtunë, 31 gusht 2024

15:30

Bochum 0-2 MGladbach

Eintracht Frankfurt 3-1 Hoffenheim

Holstein Kiel 0-2 Uolfsburg

Stuttgart 3-3 Mainz

Uerder Bremen 0-0 Dortmund

18:30 Leverkusen 2-3 RB Leipzig

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?