Festa e Bayer Leverkusen

Sport

Bundesliga/ Leverkusen i përgjigjet Bayernit me poker, asiston Xhaka! Fitojnë Dortmund e Mainz

1 Mars, 22:01| Përditesimi: 1 Mars, 22:03

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë (01 mars) gjashtë ndeshjet e radhës për raundin e 24-t. Pas suksesit të djeshëm të Bayern Munich, me tri pikë janë përgjigjur edhe Leverkusen, Mainz e Dortmund.

Në Frankfurt, vendasit e Eintracht u turpëruan 1-4 nga Bayer Leverkusen. "Aspirinat" shënuan tre gola në harkun e shtatë minutave. Fillimisht Tella në minutën e 26-të zhbllokoi shifat me asistin e Xhakës, ndërsa Mukiele dhe Schick bënë që pas minutës së 33 miqtë ta gjenin veten në epërsinë e tre golave. Ekitike shkurtoi në pjesën e parë, ndërsa Garcia "vulosi" shifrat 1-4 në fraksionin e dytë. Kështu, Leverkusen ndjek hapin e kryesuesve të Bayern dhe shpreson të rivalizojë për titullin kampion në Gjermani.

Në "Millerntor" të Hamburgut, St. Pauli vendas u mposht 0-2 nga Dortmund. Verdhezinjtë marrin fitoren e dytë radhazi me golat e Guirassy dhe Adeyemi në pjesën e dytë.

Tri pikë edhe për Mainz që befasoi 1-2 Leipzigun në udhëtim, duke mbetur në pozitën e katërt. Fitore edhe për Hoffenheim, Uolfsburg dhe Gladbach.

Bundesliga, raundi 24:

E shtunë, 01 mars 2025

Bochum 0-1 Hoffenheim

Heidenheim 0-3 Monchengladbach

Leipzig 1-2 Mainz

St. Pauli 0-2 Dortmund

Uerder Bremen 1-2 Uolfsburg

Frankfurt 1-4 Bayer Leverkusen

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?