Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë gjashtë nga ndeshjet e radhës për javën e 12-të. Me fitoren 0-3 në transfertën e Bremen, Bayer Leverkusen (VIDEO) merr sërish kreun duke lënë pas Bayern Munich. Për "Aspirinat" e Alonsos shënuan Deman (autogol), Frimpong dhe Grimaldo.
Në "Iduna Park" Dortmundi fitoi 4-2 me Gladbach (VIDEO) në një ndeshje të çmendur. Golat e verdhezinjve i shënuan Sabitzer, Fullkrug, Gittens dhe Malen në fund. Te tri pikët doli edhe Wolfsburg që mundi 2-1 Leipzigun. Stuttgart siguroi fitoren 1-2 me Franfkurt.
Pas javës së 12-të kryeson Leverkusen me 34 pikë, ndjekur nga Bayern Munich me 32 pikë e Stuttgart me 27 pikë. Në fund Mainz, Union Berlin dhe Koln.
Bundesliga, java 12-të - E shtunë:
Dortmund 4-2 Borussia MGladbach
Freiburg 1-1 Darmstadt
Union Berlin 1-1 Augsburg
Werder Bremen 0-3 Bayer Leverkusen
Wolfsburg 2-1 Leipzig
Eintracht Frankfurt 1-2 Stuttgart
Renditja: