Festa e Heidenheim

Bundesliga me surpriza, Heidenheim në krye të renditjes! Bayern Munich fiton 2-0 ndaj Freiburg

1 Shtator, 19:39| Përditesimi: 1 Shtator, 19:45

  • Share

Bundesliga e futbollit duket se ka një "Hirushe" të re. Heidenheim i drejtuar nga Frank Schmidt kryeson renditjen pas dy javëve të para të kampionatit, teksa po në kuotën e gjashtë pikëve ndjekin Bayern Munich dhe Leipzig.

Këtë të dielë Heidenheim mposhti 4-0 Augsburgun dhe me gjashtë pikë sheh një nisje të shkëlqyer të sezonit të ri. Uanner, Scienza, Beck dhe Breunig shënuan për vendasit.

Në Munich, Bayern u imponua dhe fitoi pastër 2-0 kundër Freiburg. Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 38-të nga penalltia, teksa suksesi u "vulos" nga Muller në minutën e 78-të. Kompany e ka nisur mbarë aventurën me bavarezët, duke marrë gjashtë pikë.

Bundesliga, raundi 2:

E diel, 01 shtator 2024

Heidenheim 4-0 Augsburg

Bayern Munich 2-0 Freiburg

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?