Bundesliga u rikthye me 8 dëmtime/ Përgatitësi atletik ngre alarmin: Do ketë më shumë

18 Maj 2020, 12:45| Përditesimi: 18 Maj 2020, 12:52

  • Share

Bundesliga është rikthyer pas dy muajsh në fushë dhe koronavirusi ka ndryshuar ritmin e kampionatit. Bundesliga është rikthyer pa tifozë, me maska, me dezinfektantë dhe me festime pa kontakt pra me një realitet të ri. Ndryshim rrënjësor është edhe fakti që tashmë ekipet kanë të drejtë të bëjnë deri në 5 zëvendësime.”Jam i lumtur që kam më shumë zëvendësime pasi në këtë situatë të veçantë do t’i përdorim për të lënë pushim lojtarët që janë lodhur” ka thënë Hansi Flick trajneri i Bayernit që në ndeshjen e djeshme ndaj Union Berlin ka bërë vetëm tre zëvendësime. Ndërkaq të pesta zëvendësimet në dispozicion i kanë përdorur ekipet si Schalke, Hertha, Paderborn, Eintracht, Gladbach, Colonia y Mainz.

Nga katër zëvendësime kryen Dortmund, Düsseldorf, Friburgo, Hoffenheim y Augsburgo dhe Leipzig dhe Wolfsburg bënë tre ndërrimet e zakonshme.Por pa asnjë pikë dyshimi zëvendësimet e shumta nuk i kanë penguar dëmtimet të cilat janë rritur. Deri në 8 futbollistë u dëmtuan me rikthimin e kampionatit gjerman dy mes të cilëve tek Dortmundi Reyna dhe Thorgan Hazard. Dy tek Hoffenheim Rudy dhe Bebou. Todibo i Schalkes po ashtu u dëmtua apo edhe futbollisti i Kombëtares Klaus Gjasula që aktivizohet me Paderborn.Këmbët e tyre nuk duruan dot shumë pas 66 ditësh pa futboll.

Jose Luis Martin përgatitës atletik shpjegon për mediat spanjolle atë që ka ndodhur:”Në verë futbollistët rikthehen në stërvitje pas një muaji pushim por atyre u jepet një plan dhe mund të vrapojnë edhe gjatë pushimeve ndërsa tashmë janë rikthyer në stërvitje pas dy muajsh që  kanë bërë ushtrime fizike por nuk janë stërvitur dhe kjo mungesë aktiviteti të vret”.

Ish-përgatitësi fizik i Real Madrid bën edhe një radiografi të asaj që pritet të ndodhë duke paralajmëruar edhe më të keqen:” Muskujt e futbollistëve duan oksigjen për të rimarrë forca çdo 15-20 sekonda dhe nëse nuk e kanë këputen dhe po ashtu duan edhe një kohë më të gjatë për t’u rikuperuar. Numri i dëmtimeve muskulore do vijë duke u rritur në momentin që ndeshjet do luhen dy apo tre në javë” e mbyll analizën e tij përgatitësi atletik.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?