Festa e Wolfsburg

Bundesliga/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike'! Wolfsburg turpëron me pesë gola Leipzigun, Leverkusen fiton me vështirësi (GOLAT)

30 Nëntor, 18:48| Përditesimi: 30 Nëntor, 20:45

  • Share

Bundesliga zhvilloi gjashtë ndeshje këtë të shtunë. Në "Iduna Park" Dortmundi dhe Bayern Munich barazuan 1-1 në "Klasiken" e futbollit gjerman, teksa te tri pikët dolën Wolfsburg e Bayer Leverkusen.

Në "Iduna Park" Dortmund dhe Bayern Munich barazuan 1-1 në 'Klasiken' e futbollit gjerman. Ishte Gittens që kaloi vendasit në epërsi pas 27 minutave lojë, ndërsa në fund të pjesës së parë sulmuesi anglez i bavarezëve, Harry Kane la fushën i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Muller.

Duhej djaloshi i artë Musiala që në minutën e 85-të të barazonte për 1-1, duke bërë që bavarezët të shkonin në kuotën e 30-të pikëve në krye të renditjes, për të lënë me -10 pikë Dortmundin në vendin e pestë.

Bie në sy fitorja tenistike e Wolsfburgut 1-5 në fushën e RB Leipzig. Amoura me dopietë dhe Tomas shënuan në pjesën e parë për miqtë, teksa Maehle gjeti golin e katërt. Leipzig shkurtoi me Orban, ndërsa gjithçka u vulos nga Behrens në shtesë për rezultatin 1-5.

Në Berlin, vendasit e Union u mposhtën 1-2 nga Bayer Leverkusen. Frimpong kaloi djemtë e Xabi Alonson në epërsi pas disa sekondave lojë, para se Jeong të barazonte në minutën e 29-të. Duhej goli i Schick në minutën e 71-të që Leverkusen të merrte tri pikë.

Në ndeshjet e tjera, Augsburg fitoi kundër Bochum, Freiburg mposhti Gladbach, ndërsa Bremen dhe Stuttgart u ndanë në paqe 2-2.

Bundesliga - Raundi 12-të:

E shtunë, 30 nëntor 2024

15:30

Augsburg 1-0 Bochum

Freiburg 3-1 B. MGladbach

RB Leipzig 1-5 Wolfsburg

Union Berlin 1-2 Bayer Leverkusen

Werder Bremen 2-2 Stuttgart

18:30 Dortmund 1-1 Bayern Munich

Renditja:

Ora 20:39
GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane


Në "Iduna Park" Dortmund dhe Bayern Munich barazuan 1-1 në 'Klasiken' e futbollit gjerman. Ishte Gittens që kaloi vendasit në epërsi pas 27 minutave lojë, ndërsa në fund të pjesës së parë sulmuesi anglez i bavarezëve, Harry Kane la fushën i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Muller.

Duhej djaloshi i artë Musiala që në minutën e 85-të të barazonte për 1-1, duke bërë që bavarezët të shkonin në kuotën e 30-të pikëve në krye të renditjes, për të lënë me -10 pikë Dortmundin në vendin e pestë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?