Vila e Tom Brady

'Bunkeri' 15.5 milionë euro, ylli i sportit amerikan do e kalojë pensionin në vilën luksoze

2 Shkurt 2023, 11:30| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 11:32

  • Share

Legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady është tërhequr nga sporti në moshën 45-vjeçare. Qendërmbrojtësi ka fituar shtatë herë finalen e SuperBowl, teksa pas 23 sezonesh ka dhënë dorëheqjen nga NFL.

Pas gjashtë fitoreve në finalet e mëdha me New England Patriots dhe një me Tampa Bay, sezoni i fundit i Brady përfundoi me humbjen 31-14 play-off e muajti të kaluar.

Tanimë Brady së bashku me tre fëmijët do i kalojnë ditët në vilën superluksoze pranë bregut në Miamit, në zonën e Creek Island. Zona ekskluzive ka kushtuar 15.5 milionë euro, me vilën që është me pamje fantastike.

Brady e bleu këtë banesë në 2020 për ta shkatërruar të gjithën, duke ndërtuar vilën e re që nga mediat është cilësuar si një "bunker", nisur më shumë nga pamja e saj.

“Daily Mail” e ka përcaktuar si një vilë ekologjike e gjeneratës së fundit, që po ndërtohet në një pronë prej 7 km katrorë dhe që përbëhet nga 3 godina; shtëpia, vendi i sigurisë së lartë dhe palestra.

Banesa do të ketë 5 dhoma, 11 banjo, një ashensor, një kinema, suitën e miqve, pishinë me ujë të kripur, spa, garazh të madh për 6 makinat e Brady dhe hapësirë rreth 800 metra katrorë.

Vila është shumë pranë banesës së Gisele Bundschen, e cila u divorcua nga Tom Brady vitin e kaluar, pas 13 vitesh martesë.

Tom Brady

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?