Dy ditë pas eliminimit nga bombardimet izraelite, u bë e mundur gjetja e trupit të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Ai u gjet brenda një bunkeri në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Janë bërë publike dhe pamjet nga bunkeri i shpërthyer prej bombardimet izraelite ku fshihej Nasrallah.
Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut tani ka arritur në pikën më të lartë me eliminimin e liderit të kësaj lëvizjeje. Ende nuk dihet se cila do jetë momenti i radhës në këtë luftë, por më tepër flitet për një inkursion izraelit tokësor në Liban.
Lajmi kryesor:
Gjendet trupi i Nasrallah 48 orë pas vrasjes/ Kreu i Hezbollah u gjet i pajetë brenda një bunkeri
G.K/ReportTv.al