Burani me gjethe rrushi
Përbërësit:
- 200 gr oriz
- 20 gjethe rrushi
- 1 qepë e thatë
- 3 qepë të njoma
- 1 tufë nenexhik
- 1 limon (lëngu)
- 10 kumbulla jeshile
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën në vaj ulliri, shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe pak ujë nga bimët aromatike dhe erëzat. Kur orizi fillon të ziejë, pas rreth 5 minuta shtojmë gjethet e rrushit të prera imët, bishtat e qepëve të njoma të prera imët dhe nenexhikun. E spërkasim me lëng limoni, shtojmë kumbullat jeshile dhe e lëmë buraninë të gatuhet pak minuta në zjarr të ngadaltë.
Komento
Komente
