Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma nga zonja Albana

15 Shtator 2023, 12:44| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 12:46

  • Share

Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 4-5 qepë të njoma
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj oriz
  • 2-3 gota ujë të ngrohtë
  • Kripë, piper
  • Nenexhik

Përgatitja:

Pasi e kemi larë mirë spinaqin e presim trashë, ndërsa qepët e njoma i grijmë imët.

Kaurdisim me vaj ulliri qepët e njoma me pak kripë e piper derisa të ulet volumi. Më pas shtojmë orizin, vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Hedhim dy gota ujë të ngrohtë dhe e lemë orizin të ziejë. Shtojmë spinaqin, pak ujë dhe pasi spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Pasi burania të ketë përthithur lëngjet shtojmë nenexhik, ulim temperaturën e sobës në minimum dhe e lemë gatimin të qëndrojë për rreth 10 minuta me kapak të mbyllur dhe më pas e kemi gati për t'a shërbyer.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?