Burani me spinaq dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg spinaq i freskët
- 1 qepë mesatare
- 1 filxhan kafeje oriz (rreth 100 gr)
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- 1-2 gota ujë ose lëng perimesh
- Lëng limoni (sipas shijes)
- Kripë, piper i zi
- Opsionale: 1 thelpi hudhër, majdanoz ose kopër të grirë për në fund
Përgatitja:
Lajmë mirë spinaqin, heqim kërcellet e forta dhe e lëmë të kullojë. Në tenxhere ngrohim vajin, skuqim qepën të grirë imët (dhe hudhrën nëse e përdorim) derisa të zbutet, pa e djegur. Shtojmë orizin e larë, e trazojmë 1–2 minuta dhe më pas shtojmë spinaqin me pak kripë. Sapo të ulë pak vëllimin hedhim 1–2 gota ujë ose lëng perimesh, e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për rreth 20 minuta. Në fund shtojmë piper sipas shijes, pak lëng limoni dhe majdanoz/kopër sipër. E lëmë të pushojë 5 minuta para se t'a shërbejmë.
Komente
