Receta

Burani me spinaq dhe oriz nga zonja Albana

18 Shtator, 12:18| Përditesimi: 18 Shtator, 12:20

  • Share

Burani me spinaq dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 1 qepë mesatare
  • 1 filxhan kafeje oriz (rreth 100 gr)
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1-2 gota ujë ose lëng perimesh
  • Lëng limoni (sipas shijes)
  • Kripë, piper i zi
  • Opsionale: 1 thelpi hudhër, majdanoz ose kopër të grirë për në fund

Përgatitja:

Lajmë mirë spinaqin, heqim kërcellet e forta dhe e lëmë të kullojë. Në tenxhere ngrohim vajin, skuqim qepën të grirë imët (dhe hudhrën nëse e përdorim) derisa të zbutet, pa e djegur. Shtojmë orizin e larë, e trazojmë 1–2 minuta dhe më pas shtojmë spinaqin me pak kripë. Sapo të ulë pak vëllimin hedhim 1–2 gota ujë ose lëng perimesh, e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për rreth 20 minuta. Në fund shtojmë piper sipas shijes, pak lëng limoni dhe majdanoz/kopër sipër. E lëmë të pushojë 5 minuta para se t'a shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?