Burani me spinaq
Përbërësit:
- 500 gr spinaq
- 1 qepë e madhe
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2-3 lugë gjelle oriz
- 1 domate ose 1 lugë salcë domate
- 1-2 gota ujë ose lëng perimesh
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Disa fije kopër ose majdanoz i freskët
- Pak lëng limoni në fund
Përgatitja:
Lajmë mirë spinaqin dhe e presim trashë. Në një tenxhere, ngrohim vajin dhe skuqim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Hedhim domaten e grirë ose salcën e domates dhe e trazojmë për 1-2 minuta. Shtojmë spinaqin dhe e përziejmë derisa të ulet volumi dhe të zbutet pak. Më pas shtojmë orizin e larë, hedhim 1-2 gota ujë të ngrohtë (sa të mbulohen përbërësit) dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa orizi të zbutet (rreth 15-20 minuta).
Komente
