Shqipëria do të ketë Burg të Hapur për të dënuarit. Drafti është në diskutim në Kuvend, i propozuar nga deputeti Nasip Naço dhe që kalon filtrat respektivë dhe diskutimet te Ligjet dhe Siguria para se të miratohet.
Por çfarë janë burgjet e hapura, të cilët Shqipëria është vendi i fundit në rajon që i hap, madje edhe pas Kosovës dhe a funksionojnë në parimin “hotel”.
Për të shpjeguar se si funksionojnë, kush përfiton, faktorët, analizën dhe procedurat, ishte i ftuar moderatorit Nertil Agalliu, në “Sot, Live në Shqipëri’, në Report TV, Fehmi Sufaj, Zv/drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
“Është mirë të informohet publiku, sepse shpesh keqinformohet publiku, ose edhe politizohet çështja. Burgu i hapur ka të bëjë me shkallët e dënimit në rend zbritës, duke nisur nga siguria e lartë dhe është i parafundit, sepse i fundit është ai i lirimit me kusht. Do të jetë sipas standardeve dhe praktikave më të mira europiane. Izolimi apo aplikimi për këtë masë duhet bërë sipas veprës penale të personit, në nivel sigurie, si; vepra, mosha, shkalla, ndryshojnë faktorët e riskut, gjatësia e dënimit ej. Është gjerësisht e zbatuar, edhe në Amerikë, por duhet të aplikohet regjimi progresiv i të dënuarit, deri tek lirimi me kusht”, thotë zyrtari i lartë i Burgjeve.
Por kjo nuk është diçka e re në praktikën ligjore, sepse sipas Sufajt kjo është parashikuar dy dekada më parë.
“Me ligjet tona është parashikuar më herët, që në vitin 1998 për sigurinë e ulët. Aktualisht janë aprovuar dhe funksionojnë 6 seksione të sigurisë së ulët në vend. Deri tani burgu i hapur nuk është zbatuar për shkak të kategorizimit dhe vlerësimit të riskut, shkallëve dhe praktikave. Por që në 2020 është parashikuar burgu i hapur, për dy kategori. Sipas shkallës së ulët të dënimit apo veprës penale. Burgu i hapur është segmenti i parafundit që vuan një i dënuar”, vijoi ai.
Sufaj shprehet se aktualisht jo më shumë se 10% e kërkesave për lirim me kusht miratohen, pasi të tjerat refuzohen. Por kur mund ta përfitojë një i dënuar kalimin te burgu i hapur, ku ai del gjatë ditës dhe kthehet natën, ose ka lehtësira të tjera.
“Qëllim është integrimi në shoqëri i tyre. Ndaj ka edhe shkallë, se ka raste që nga siguria e lartë lirohet direkt. Ka shkallë, nga burgu i sigurisë së lartë, sigurisë së ulët dhe deri të dënimi me kusht. Në këtë kuadër shërben edhe propozimi i deputetit Nasip Naço me propozimin te Ligjet dhe Siguria. I burgosuri pasi kryen 2/3 e dënimit t’i hapet rruga për të parë filtra të tjerë, rrezikshmërinë, sjelljen, rekordet negative gjatë vuajtjes së dënimit dhe të tjera. Sipas draftit që po shqyrtohet edhe nga ekspertët”, shpjegon Sudaj.
Në pr.ligjin e propozuar nga deputeti Nasip Naço parashikohet që të përfitojnë të burgosurit që u ka mbetur edhe 2.6 muaj vite burg. Por, zv.drejtori i burgjeve zbulon se Ministria e Drejtësisë ka propozuar që të shtërngohet vetëm për ata që kanë edhe 1 vit burg.
“Propozimi është me dy vjet e 6 muaj, por Ministria e Drejtësisë ka propozuar 1 vit. Pra kur të dënuarit i mbetet edhe një vit izolim. Ka rrjedhim pozitiv edhe për kostot. Në burgun e hapur mund të mbahen 200 të burgosur nga 5 punonjës, pra ka reduktim të kostos, si në Angli psh. Pra të dënuarve që u ka mbetur 1 vit burg kalojnë te burgu i hapur. Jemi të fundit në rajon për burgun e hapur, pasi edhe Kosova e ka. Nuk është koha e burgimit kriter për vlerësimin, por faktorë të tjerë, si rrezikshmëria, krimi, sjellja dhe shkaqe të ndryshme”, shprehet ai.
Teksa në fund ndan mendimin se ‘nuk duhet ta përcaktojë Gjykata shkallën e burgut apo rrezikshmërinë, se ku duhet të vuajë i dënuari, por stafi i Burgjeve’.
“Më vjen keq që këtu penalistët ndahen, se nuk kanë as informacionin e duhur, se ku do izolohet i dënuari. Kjo nuk i zbraz burgjet, do ketë filtra të fortë”, përfundon Sufaj.
I lironi se I Pret hasmi te dera e burgut.
PërgjigjuKur asnje "peshk i madh"nuk shkon ne burg,mos i harxoni leket kot.Mjaftouni vetem me keshilla,sepse riedukimi i tyre eshte i lehte.Sistem per ajdut e kriminel dhe jo per njerez te ndershem.Deri kur do te zbatojme urdhera per te lehtesuar krimin nga bota?
PërgjigjuOre hapni rrugën e trotuare,me sheshe e Parkime aty në Ali Demi...!.. burgjet ndertojini në Periferi e jo në mes të Qytetit,në zona të banuara!
Përgjigju