Bota

Burg ish-kryebashkiakut/ Akuza për korrupsion, kishte punësuar kriminelë në administratë

25 Shkurt 2019, 15:29| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 15:36

  • Share

Gianni Alemanno, kryetar i Bashkisë së Romës nga viti 2008 deri në 2013 u dënua sot me gjashtë vite burg për korrupsion, si pjesë e skandalit  “Mafia e Kryeqytetit” mbi infiltrimin mafioz në administratën e kryqytetit italian.

Unë jam i pafajshëm, e kam thënë gjithnjë dhe do ta përsëris para gjyqtarëve në Apel. Ne do të paraqesim me siguri një rekurs sapo të lexojmë vendimet e gjykimit të shkallës së parë”, u shpreh për median Alemanno.

Ky proces gjyqësor vjen pas bërjes publike të skandalit ‘’Mafia e Kryeqytetit’’ që tronditi mbarë opinionin publik italian në 2015. Hetimi zbuloi një rrjet të gjerë, ku janë të përfshirë 46 persona, kriminelë por edhe biznesmenë dhe politikanë që kanë korruptuar bashkinë e Romës.

Kreu i këtij rrjeti ishte Massimo Carminati, një ish-aktivist i ekstremit të djathtë i dënuar më parë si pjesëtar i një grupi kriminal të kryeqytetit në vitet ’80.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?