Burg për ata që nuk deklarojnë pagat/ Eksperti: Duan të bëjnë presion tek sektori privat! Institucionet e kontrollit janë të korruptueshme

10 Shtator, 21:56| Përditesimi: 11 Shtator, 07:46

  • Share

Fenomeni i nëndeklarimit të pagave dhe deklarata e kryeministrit Rama se do ketë burgim për këdo që nuk deklaron pagën u diskutuan këtë mbrëmje në ‘Repolitix’ me ekspertët. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj u shpreh për Denis Mingën lidhur edhe me pensionet dhe sigurimet shoqërore që janë kthyer në lëmosha dhe asistencë sociale.

'Nuk e vlerësuam shumë në aspektin e opinionit, lepuri flen diku tjetër. Do ti paraprijë dështimit me rritjen e pensioneve. Duket se nuk do ketë rritje reale të pensioneve, do ketë lëmoshë. Nuk futet në rritje pensioni. Nëse duhet dënim duhet filluar nga institucionet publike. Problem arka e sigurimeve shoqërore. E keqja është më thellë. Ajo arkë është një arkë, jo sociale, çfarë fut merr. Vite me radhë është kthyer në buxhet sociale. Ajo nuk është më skema e përbashkët trepalëshe. Skema e ka humbur ngjyrën e sigurimeve shoqërore dhe ka marrë ngjyrën e asistencës sociale. Është kompromis që bien dy palët. Rrogat janë të ulëta. Tregu i punës ka probleme, atëherë arrin në një lloj kompromis të përkohshëm, që është kthyer i përjetshëm. Matësi i pagave duhet të jetë kontrata kolektive dhe individuale e punës.'

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj thekson se eliminimi i evazionit bëhet kur ka një analizë reale të tregut të punës, i cili sipas tij është me shumë probleme, ndërsa institucionet e kontrollit të punës janë lehtësisht të korruptueshme.

'Mbi 50% e popullsisë në vështirësi ekonomike dhe po shkon drejt varfërimi. Kemi bipolarizim të shoqërisë. Kemi një shtresë të bogël që ka kontroll të fortë ekonomik. Kur shtetet kanë probleme të brendshme të korrupsionit ose evazion kërkojnë të bëjnë presion tek sektori privat. Por që të eliminosh evazioni duhet analizë nëse ky tatim është i përballueshëm për ekonominë reale. Tatimi është në shkallë progresive. Kur shikon një biznes të fuqishëm arrin të devijojë nga detyrimet tatimor, kanë fuqi ta bëjnë këtë dhe nuk paguajnë taksa. Institucionet e kontrollit janë lehtësisht të korruptueshme. Disa do përfundojnë burg.'

Gazetarja Eliza Gjediku shprehet se nëndeklarimi i pagave ndodh edhe pse në tregun e punës, punëmarrësi me punëdhënësit bien dakord për pagën në mënyrë verbale dhe jo shkresore.

'Dyshimi që punonjës çdo ditë nxjerrin njoftime për punonjës, në çdo dyqan shikon tabelën që kërkojnë punonjës, në rrjete sociale kërkohen nga sanitare deri në persona me aftësi. Rritja e pagës mesatare është vetëm me 89 lekë. Më lind dyshimi për realitetin e këtyre pagave. Po të pyesësh ISSHP, nuk e ka si objektiv që të luftojë nën deklarimi ne pagave, kontrollon vetëm kontratat e firmosura. Punëmarrësi, dakordësia bëhet në mënyrë verbale jo shkresore. Dhe deklarohet ndryshe. Tatimet kanë të gjithë aftësisë që ta luftojnë. Një pedagog paguhet sa roja i sigurisë në një universitet privat. Aty ka evazion.'

Ora 22:49
Nëndeklarimi i pagave, gazetarja jep lajmin: Do luftohet me Inteligjencën Artificiale! Do përdoren kryqëzime të dhënash

 

Gazetarja Eliza Gjediku zbuloi në Repolitix se fenomeni i nëndeklarimit të pagave do luftohet nga qeveria me anë të inteligjencës artificiale.

Për këtë do ngrihet një strukturë e posaçme pune dhe do ketë kryqëzim të dhënash të tatimeve dhe pagave.

'Lidhur me deklaratën e dhënë do ngrihet një grup pune. Kjo punë nuk bëhet me aksion, por përsëri një aksion do jetë por pak më i gjerë se 2021, janë Ministria e Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe AKSHI. Fokusi i reformës do ketë në qendër të vëmendjes Inteligjencën Artificiale.

Do futet në lojë digjitalizimi. Do përdoren kryqëzime të dhënash. Që tatimet i kanë të pagave dhe thjesht do kryqëzohen. Nuk do ketë lehtësi fiskale. Biznesi i vogël është pa taksa deri në 2029. Një aksion për ngritjen e një strukturë për të goditur sistemin dhe një kryqëzim të dhënash. Një strukturë anti informalitet dhe do përdoret i njëjti mekanizëm që do shkohet tek bizneset me më shumë risk. Regjistri i pagave, e ka më të kollajshme shteti të gjurmojë nëndeklarimi e pagave se sa të luftojë informalitetin.'

Ora 22:35
Rama kërkon burg për ata që nuk deklarojnë pagat/ Arben Meçe: Jam kundër masave represive! Duhen politika që zgjidhin problemin

 

Analisti Arben Meçe duke komentuar deklaratat e Ramës për burg ndaj atyre që nuk deklarojnë pagat reale, shprehet kundër masave represive pasi nuk edukojnë qytetarët. Lufta ndaj informalitetit sipas tij duhet përmes politikave që zgjidhin problemin.

'Duhet të shohim faktin e artikulimit të egër të Ramës. Jo në faktin që ai tani do marr administratën dhe do dali në terren dhe do burgosë njerëz. Nuk duhet parë në këtë plan. Fakti që ai po insiston qeveria shqiptare do filloj një politikë të posaçme kundër informalitetit. Në këtë moment, nëse prisnin që Rama nga nja podium ku mund të japi vetëm një mesazh ti japi zgjidhje problemit, nuk është problemi i tij është problemi jonë. Nëse shikoni me vëmendje kolegët që diskutojnë, flitet për politika. Këto politika kur hidhen në treg, po bëni një mision si duhet të zhvillohet lufta ndaj informaliteti nga shteti. Duhet përmes politikave, që zgjidhin problemin me mekanizëm.

Nga policia e shtetit jepen lajme mbi gjobat e mëdhaja që vendos policia e shtetit çdo javë. Dhe për mua ka një krenari të neveritshme nga policia e shtetit që krenohet me 40 mijë gjoba në javë. Dhe çdo javë shohim që numri i gjobave rritet. Atëherë këto gjoba çfarë misioni kanë, kanë misionin të mbajnë të dhunuar popullin apo kanë mision edukues? Fakti që këto gjoba nga java në javë rriten do të thotë që atë misioni që ka gjoba ia jep ligji që të edukoj, ti nuk e ke bërë por e ke deformuar mekanizimin. Jam kundër masave represive, jam pro politikave.'

Ora 22:20
Nëndeklarimi i pagave/ Eduart Gjokutaj: Nuk luftohet me presion! Jo të gjithë bëjnë evazion, biznesi nuk ka kushtet e konkurrueshmërisë

 

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj mori në shqyrtim komentin e kryeministrit Rama se do bëjnë burg ata që nuk deklarojnë pagat.

Sipas ekspertit kështu krijohet një lloj preisoni ndaj biznesit. Pasi ndryshohen ligjet herë pas here, ndërkohë që ka probleme të tjera tregu i punës me pakësimin e fuqisë punëtore.

'Kur ke një fuqi punëtore të keqpaguar, tregon se ekonomia jonë nuk po krijon vlerë të shtuar dhe në momentin kur nuk krijon vlerë të shtuar dhe nuk jep aspak. Përveç nëndeklarimit, është dhe problemi mos harrojmë se fiskalizimi do rriste të ardhurat e bizneseve, kjo nuk ka ndodhur. Qeveria duhet të japi llogari se çka ndodhur një herë me fiskalizimin, që u investua shumë. Qëllimi ishte lufta ndaj informaliteti. Duhet vënë gishti atje ku është evazioni. Jo çdo biznes bën evazion. Jo të bësh presion. I është bërë presion bizneseve, nuk mund të sillesh kështu me të gjithë. Administrata ka regjistra risku. Kemi të bëjmë me marrëdhënie partnerësh.

Kush është partneri dhe kush është evazionisti që duhet ndëshkuar. Duhet ndarë shapi nga sheqeri. Duhet të kishte filluar trajnim tek organizatat e biznesit. Problemi është konsultimi. Nëse ke qëllim ja fajtori dhe juve duhet t’ia merrni lekët, nuk jam dakord. Si duhet trajtuar me ata që deri tani janë lavdëruar? Biznesit nuk i është krijuar kushtet e konkurueshmërisë. Momenti që ti nuk je konsistent, ndryshon ligje herë pas here, krijon presione, fuqia punëtore është në pakësim, nuk ke investuar tek ajo në arsimin profesional.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 10/09/2024 22:56

    Kur te deklarojne milionat e vjedhura politikanet atehere dhe populli thjeshte te deklaroje te ardhurat por duhet te filloje qe nga ata qelbesirat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?