Foto ilustruese

Burg për Erjon Trungun, Inspektorin e Tatimeve që merrte ryshfet nga biznese që të mos vinte gjoba

13 Shtator 2020, 11:43| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 11:47

  • Share

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për Erjon Trungun,  Inspektorin e Tatimeve për korrupsion.  Ai dyshohet se ka kryer veprën penale "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike|.

Sipas SPAK,  Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje. 37-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamzë.

Mësohet se inspektori tatimor i arrestuar më 10 gusht,  para 5 vitesh ka qenë një ndër personat që është dhunuar fizikisht nga pronari i një biznesi pasi i kishin vendosur gjobë.

Sipas informacioneve, 37 vjeçari i arrestuar Erjon Trungu, është një nga dy  inspektorët e dhunuar në Tiranë në vitin 2015, nga pronari i një biznesi me iniciale F.S. së bashku me mikun e tij F.K. Konflikti ka ndodhur tek stadiumi “Selman Stërmasi”, pranë një lokali, pasi Trungu së bashku me kolegun e tij ngaqë kishin konstatuar parregullsi në biznesin e shtetasit F.S. , i cili kishte kohë që e mbante fikur kasën fiskale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?