Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur ditën e sotme burg përjetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou, i cili ka vrarë Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. GJKKO ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin Elton Halipajn.
Ethimious Efthimiou, ish specialin grek akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.
SPAK kërkoi më herët për ish specialin grek burg përjetë ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Elton Halipajn, 35 vite burg.
GJKKO ka vendosur 33 vite burg për Halipajn duke i ulur dy vite, ndërsa për grekun Efthimiou gjykata e posaçme mbajti të njëjtin vendim të kërkuar nga pretenca e SPAK: Burg përjetë.
Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.
Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.
lajmi do kishte qene fantastik nqs ne vend te kti jorgos gabel, te kish qene: Denohet me burgim te perjetshem mostra e vicidollit Salih Plehre Berishoviçi dhe dobici i tij Shkerdhen Sypeshkaqeni.
Përgjigju