Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa

30 Shtator, 16:08| Përditesimi: 30 Shtator, 16:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bizneset se ata që nuk do të deklarojnë pagat reale të punonjësve do të arrestohen njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.

Fenomeni i nëndeklarimit të pagave dhe deklarata e kryeministrit Rama, u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

Ekspertja e Ekonomisë Romina Radonshiqi, u shpreh se nëse do të ketë arrestime, administratori i një biznesi do të gjente forma për ta anashkaluar këtë gjë, që të mos shkonte në burg.

 “Nuk mendoj se do të ketë ndonjë individ që është administrator apo menaxher biznesi që do të shkoj në burg për këtë, sepse nëse do të shkonin në burg, inspektorët tatimor do të gjenin forma për të korruptuar. Të dënosh dikë me burg për këtë vet ai individi do gjente forma për ta anashkaluar këtë gjë. Jemi në një vit që kemi mungesë punonjësish, kemi probleme me skemën e pensioneve, vet punëmarrësi dhe punëdhënsësi duhet që të bëhen palë që të deklarojnë pagën reale, sepse në fund është mirë dhe për punonjësin dhe biznesi do të ishte i qetë nga këto elemente që si bëjnë mirë as biznesit dhe as ekonomisë. Kur kemi nëndeklarim bëhet palë punonjësi me punëdhënësin, sepse në rast të kundërt ka organe ku mund të referojë problemin”, tha ajo.

Lidhur me planin me 7 masa kundër nëndeklarimit të pagave, një lidhje skype për emisionin Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie u shpreh se duhet një strukturim më i detajuar.

“Plani qe ka hartuar drejtoria e tatime dhe ekspert të administratës tatimore ka një strukturim më të konsoliduar se të gjithë planet e mëparshme pavarsisht asaj se si kjo i adresohet asaj që është thelbi i informaliteti dhe evazioni lidhur me pagën në sektorin privat. Adresohet sektori privat, pasi ai publik supozohet se janë të zbardhuara ato që paguhen. Strategjia edhe nga ajo që u përmend në takimin me ministrin duhet të kishte në konsideratë dhe ti adresojë më mirë lidhjes me biznesin dhe këshilltarët pranë bizneseve dhe jo vetëm të vendos disa masa që s’janë masa të reja por që kanë qenë detyrë e administratës tatimore. Masat në tërësi synojnë të rrisnin vlerat buxhetore, por unë gjykojë se janë të palidhura mirë me atë kujt i adresohen”, tha ai.

Sa i takon evazionit fiskal, ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj, tha se janë institucionet përgjegjëse ato që duhet të shtojnë kontrollet.

"Është një fenomen që nuk është vetëm në Shqipëri evazionin fiskal, sepse ka lindur gjatë ekonomisë së tregut, kur është kërkuar që biznesi dhe qytetari të derdh tatim dhe taksa dhe ka lindur kjo që synon ti shmanget detyrimeve tatimore që ai fitim që është të qëndrojë në buxhetet e tyre. Para se ti kërkosh qytetarit ose biznesit gjëja e para është kërkesa ndaj institucioneve sepse është mungesa e kontrollit nga ana e tyre që ka çuar që ai qytetari dhe ai biznesi e ka shmangur këtë detyrim tatimor, ose ka lejuar informaliteti", tha ajo. 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?