Burg shoferit të ambulancës që shtypi 10-vjeçarin në Kakavijë: Po nxitoja për të çuar në spital të sëmurin, fëmija më preu rrugën

18 Gusht 2020, 10:50| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 12:34

  • Share

TIRANE- Admir Golemi, shofer i ambulancës që përplasi për vdekje fëmijën 10-vjeç Samuel Ndoji në Kakavijë do të qëndrojë në burg pa afat. Masa e sigurisë është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Gjirokastrës.

Në kulmin e kaosit që u krijua në Kakavijë nga radhët e gjata 10-vjeçari me origjinë nga Lezha që po priste me prindërit për të kaluar në Greqi u përplas për vdekje nga ambulanca në afërsi të kthesës së fshatit Bularat.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër Piro Nase mëson se shoferi ka shpjeguar para gjyqtarit rrjedhën e ngjarjes sipas versionit të tij duke deklaruar se në automjet në momentin e përplasjes kishte një të sëmurë dhe nxitonte për ta çuar në spitalin e Gjirokastrës.

Më tej, Golemi është shprehur se fëmija 10-vjeç i ka prerë rrugën. "Ai doli furishëm nga krahu i majtë i rrugës" është shprehur ai. Po sipas shoferit shpejtësia e ambulancës në momentin e aksidentit ishte 75 km/ h.

Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj është shprehur se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura.

Prokurorja e çështjes Ermira Munelli paraqiti faktet nga ana e grupit hetimor të cilat sqarojnë ngjarjen e ndodhur mesditën e së shtunës së kaluar. Ndonese deklarimet e të pandehurit janë dëgjuar në fund gjyqtarja Blerta Çibuku ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për shoferin e autoambulancës. 

Shoferi i ambulancës akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e fëmijës.

1597508970_samuellezha.jpg

Viktima Samuel Ndoj dhe vendi ku ndodhi aksidenti

Komento

Komente

  • shoku: 19/08/2020 19:40

    ne radh te par ngushellime per familjen e ati engjelli te vogel qe humbi jeten ne kakavij duhet ti bejme thirrje kryeministrit qe te gjith shoferat e auto mbulansave qe ikin me shpetesi me apo pa te semure ti qehin dhe te vene shofera te rinj me patent te marr bete dhe jo me lek

    Përgjigju
  • Toni: 19/08/2020 13:34

    Me vjen shum keq per ate femijen, dhe per prinderit e tij, nuk ka dhimbje me te madhe, SHOFERI I AMBULANCES N Q SE KA QEN PA SIRENEN NDEZUR DUHET TE KALBET NE BURG NESE E KUNDERTA DUHET TE PAGUAJ SI TE GJITH TE TJERET

    Përgjigju
  • Gabim: 19/08/2020 11:51

    Qe te mbahet ne burg prej aksidenitit. Asgje nuk e zevendeson dhe justifikon humbjen e jetes se atij engjelli te vogel por ishte aksident ne rruge automobilistike. Me urgjence apo jo eshte rruge makinash

    Përgjigju
  • Kico: 19/08/2020 10:32

    Asnje te semure nuk kishte shoferi. Te na tregoje kush ishte i semuri dhe stafi mjekesor ne te. Si ka mundesi e njejta ambulance eshte pare disa here lart e poshte. Ai po transpotonte rrefugjat me pagese qe te mos prisnin ne rradhe.

    Përgjigju
  • Eri: 19/08/2020 00:44

    Ambulanca kur transporton te semuret ndez alarmin, ku e kishte alarmin shoferi. Burg dhe mos dalte kurr se iku femija 10 vjeç.

    Përgjigju
  • Geri: 18/08/2020 21:55

    Nuk meriton te jet ne burg esjte turp,

    Përgjigju
  • Tirona: 18/08/2020 18:15

    Shoferi genjen, makina e ambulances asnjehere nuk leviz pa stafin mjeksor, nuk ka mundesi qe ai te kete pas ne makine ndonje te semure, sepse i semuri shoqerohet me staf mjekesor. Shoferi duhet te denohet rende , e para, se ka genjyer kur eshte betuar para gjykatsit se do thote te verteten , e dyta per thyerje te rregullave te qarkullimit rrugor dhe e treta per vrasje me paramendim.

    Përgjigju
  • meri: 18/08/2020 13:53

    E papranushme qe shoferi i Ambulances te mbahet ne burg,Ambulanca eshte per te shpetuar jete ,dhe duhet te arrije sa me shpejt qe te jet e mundur ( urgjent ),edhe kur ka trafik ,Ambulances i hapet rruga te kaloj,Shoferi ishte ne sherbim,dhe ne rrugen e vet,nuk humbi kontrollin e Ambulances dhe vajti ne mes te njerzeve.Ngushellime familjes se viktimes por...,shoferi nuk ka faje.

    Përgjigju
    • nikolin: 19/08/2020 00:17

      ik se te erdha aty ku je kokpalar katunar

  • Ari: 18/08/2020 13:34

    Z. Kryeminister.. Kam nje pyetje . Nqs te vdesin te dy djemte sa lek do te akordoj qeveria ty 1 miljon lek te reja.. Se perderisa per femijen qe u aksidentua ne kakavijev qeveria akordoj 500 mije lek te reja , me nje arithmetik te thjeshte per dy femijet e tu llogaria eshte 2 x 500 = 100,000 . Matematika nuk eshte filozofi .. Meqenese qenka kaq pak dhe nuk do rendoj shume ne xhepat e mi si taksapagues , uroj qe perendia tja u beje mbare djemeve te tu . U qofte rruga e lehte

    Përgjigju
    • Ari bej shkolle dhe njeher: 19/08/2020 12:20

      Ari 2 x 500 mije bejne 1 milion. kaq mjafton te vleresohet opinioni jot. prap se prap po te them dy gjera, askujt si urohet ti vdesin femijet, por urimi jot tregon sa tru ke ti. Se me doli syri mua te qerrojme dhe tjetrin te jemi njesoj. Femija doli ne rruge por ambulanca skishte ndezur sirenen, kto jane gjera qe i vendos gjykata dhe jo ti nga tastiera. Shpresoj se rraca jote te mos shumohet me se boll budallenj kemi ne Shqiperi.

  • Shoferi: 18/08/2020 12:27

    Po prinderit si e lane femijen ne ate rremuje? Nuk menduan fsre per ate femije ata api varja sepse Greqia ishte me e rendesishme se femija

    Përgjigju
  • Miti: 18/08/2020 12:01

    Po ambulances kur ka nje urgjence i lejohet te thyeje rregullat e qarkullimit pra nuk ka asnje ligj qe e denon shoferin. Ca drejtesi leshi eshte kjo? Eshte fatkeqesi qe ai femija vdiq, por shoferi eshte pa faj.

    Përgjigju
    • Dopllomati: 21/08/2020 07:57

      E ke gabim, asnje mjet te urgjences civile nuk i lejohet te thyej rregullat rrugore.

    • violeta katerinjo gjoni: 19/08/2020 09:54

      po kete drejt... ne gjithe vendet e botes kur degjon sirinen e ambulances hapin rruge dhe ndalon qarkullimin deri sa te kaloje..fatkeqesia eshte e rrende por edhe abulanca nuk ka faje....neser kur dikush do kete nevoje dhe ambulanca nuk hecen shpej dhe ndoll dicka prape shoferit do tia hillni fain.....deshiroj ti ndolli gjygjtares qe te mesoj rregullat e qarkullimit te ambulancave

    • Miti: 18/08/2020 16:57

      « Unë » mbase ke informacion me teper, une po flisja per ate qe shkruhet ne media. Por nese eshte e vertete qe ambulanca nuk kishte te semure brenda dhe shpejtesia e lejuar ne ate segment eshte me pak se 75 km/h, atehere patjeter qe shoferi duhet te ndiqet penalisht. Mbase shoferi i ambulances mund te kete qene dhe duke futur njerez pa rradhe ne dogane sic beri ai polici.

    • Unë: 18/08/2020 13:45

      Drejtuesi i ambulancës, ndryshe nga çfarë pretendon, nuk ka pasur asnjë urgjencë dhe asnjë të sëmurë në ambulancë, prandaj edhe është akuzuat për thyerje të rregullores dhe është mbajtur në burg. Ai duhet të dënohet për vrasje nga pakujdesia. Akoma nuk është sqaruar se çfarë ka dashur ambulanca atje… por me shumë gjasa ai ka dërguar ambulancën atje për tjetër qëllim dhe jo për të sëmurë.

    • Pjeter: 18/08/2020 12:50

      Ke te drejte,eshte pa kuptim te mbahet ne burg drejtuesi i ambulances,madje taksa paguesit shqiptare duhet ti paguajn edhe demin per ditet qe padrejtesisht eshte ne burg.Nuk dua te jem ne vendin e prinderve te djalit,eshte tragjedi e vertet,dhimbje e pershkrueshme, qe vetem ata prinder e dine sa vuajne qe biri i tyre nuk eshte me,por Drejtesia duhet te jete objektive,e pa kushtezueshme moralisht,e shpirterisht vetem zbatim te ligjit,dhe me sa po shofim ishte gati e pamundur qe te evitohej aksidenti ne ato rrethana,kjo jo per faj te drejtuesit.Nuk behet fjale per nje makine private qe shkon me 75 km/h ne nje situate te tille.Vetem ne rast se i semuri i trasportuar ne ambulance nuk justifikonte uregjencen,per te shkuar me aq shpjtesi,por ne kete rast duhet pare se shoferi nuk vendos mbi urgjencen,por stafi mjekesor qe e shoqeron te semurin,e megjithe keto,nuk justifikon mbajtjen ne arrest te shoferit,mundet te behet fare mire me hetime ne gjendje te lire.

  • Ilo: 18/08/2020 11:11

    Burg qenit ju kam thene leeini te vdisni ata qe keni ngarkuar vetem "kafshet"qe ju dalin rrugeve mos i vritini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?