Burg 'të fortëve' që nuk lejojnë konfiskimin e pasurive! Qeveria propozon 3 deri në 7 vite heqje lirie

11 Shkurt 2020, 13:30| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 13:43

  • Share

Në një kohë kur Operacioni Forca e Ligjit ka nisur edhe sekuestrot e para të pronave të të fortëve, e që tashmë pritet një vendim gjykate për konfiskimin e tyre, Qeveria ka propozuar një ashpërsim tjetër të ligjit që të gjithë ata persona të cilët vijojnë t’i mbajnë ende ato prona në mënyrë të pajustifikuar të dënohen nga 3 deri në 7 vite heqje lirie. Kjo gjë parashikohet në një nga nenet e Kodit Penal si pjesë e paketës së ndryshimeve ligjore anti-KÇK, e që të futet menjëherë në veprim, do të duhen 84 vota në Kuvend, pra duhet të votohet jo vetëm nga maxhoranca por edhe nga opozita e re.

Report Tv mëson se ky ndryshim është kërkuar për shkak se prej vitesh, një pjesë e mirë e pronave të konfiskuara me vendim gjykate që ishin përfituar nga krimi i organizuar kanë mbetur ende të pashitura sa herë që dilnin në ankande shtetërore, pasi dyshimet janë se ‘të fortët’ apo familjarë e të afërm të tyre, mund të kenë intimiduar blerësit e mundshëm.

Vetëm në një javë veprim, OFL përveç 11 formularëve që ka dorëzuar pranë personave të dënuar apo të akuzuar për vepra të rënda penale brenda e jashtë Shqipërisë, ka kryer e një sërë sekuestrimesh në prona. E konkretisht, kompleknin “Golden” në afërsi të Shijakut, pronë e Altin Hajrit, 3 banesa dhe një karburant po në Shijak, si dhe 6 banesa në Shkodër, disa automjete, si dhe sipërfaqe të ndryshme toke në pronësi të disa krerësh grupesh kriminalë.

Sekuestro në kushtet e emergjencës u bë edhe për mjetet e blinduara në pronësi të Durim Bamit, Saimir Taullaut, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?