Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Burgim të përjetshëm për Mlladiç, shoqata në Kosovë thirrje SHBA dhe BE: Vuçiç dhe Brnabiç pasues ideologjik të tij, të shpallen ‘non grata’ mbështetësit e ‘Kasapit të Bosnjës’

10 Qershor 2021, 12:17| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 12:21

  • Share

Pas lënies në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiçit, qendra e “Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur” i ka bërë thirrje SHBA dhe BE të shpallin “non grata” të gjithë përkrahësit e “Kasapit të Bosnjes”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shoqata shkruan se Aleksander Vuçiç, Ivica Daçiç, Aleksander Vulin, Millorad Dodik, Ana Brnabiç dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe dhe të atyre në Republikën Serbska në Bosnje, janë mentorët dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiçit.

Ata shprehen se megjithëse dënimi i Mlladiç ishte i vonuar, simbolizon simbolizon mesazh të qartë se gjenocidi është krim që nuk vjetërsohet.

“Është moment tejet i rëndësishëm që SHBA-të dhe BE-ja të shpallë “persona non grata” të gjithë mentorët, pasuesit ideologjik dhe mohuesit e gjenocidit, sepse heshtja e vendeve demokratike përballë kësaj arrogance që del në përkrahje të krimeve të kryera mund t’i inkurajojë që të përsërisin krimet.”, shkruhet në fund.

Dy ditë më parë, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për udhëheqësin ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç i njohur ndryshe edhe si "Kasapi i Bosnjës", për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës dhe krime të tjera të luftës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?