Kronikë

'Burg përjetë' për vrasje! Këta janë 5 personat më të rrezikshëm në Shqipëri /FOTOT

29 Janar 2020, 11:29| Përditesimi: 29 Janar 2020, 12:09

  • Share

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia e shtetit ka publikuar edhe disa nga fotot dhe emrat e personave që bëjnë pjesë në listën e 50 kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri.

Emrat e të shumëkërkuarve:

Dritan Syziu, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje
Altin Arapi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Eduart Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Gentian Tako
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Gëzim Memeti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ndërkohë policia njofton se nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme. Sipas policisë emrat e këtyre 50 personave do të publikohen nga 5 në ditët në vijim.

"Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm." thuhet në njoftimin e policisë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sulejmën Selenica: 29/01/2020 13:42

    Vlonjëtë

    Përgjigju
  • Vlonjati: 29/01/2020 12:44

    Ky gezim ka vrare dy djem nga 18 vjec,dhe mos te bej shteti sikur se di ku esht,ai esht ne burg ne spanj e di gjith vlora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?