Agim Ismaili dhe Olsjan Çela

Kronikë

Burgjet i 'ankohen' Prokurorisë! Agim Ismaili: Hetoni më shumë mbi sendet e ndaluara në burgje! Reagon kryeprokurori Çela

17 Maj 2021, 11:52| Përditesimi: 17 Maj 2021, 12:06

  • Share

Sendet që ndalohen dhe futen në burgje është një problematikë e rëndësishme në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, por më shqetësues është fakti se hetimet nuk çohen asnjëherë në fund për këtë vepër penale. 

Për këtë arsye, përmes një shkrese të posaçme, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i është ankuar Prokurorisë se Përgjithshme për hetime të pamjaftueshme nga ana e prokurorëve. Ismaili ka shkruar në letër se niveli i hetimeve thuajse gjithnjë kufizohet bazuar në raportet e shërbimit të policisë dhe nuk thellohet, nuk kryhen ekspertimet e celularëve, nuk hetohen as bashkëpunëtorët etj.

Ne lidhje me këto shqetësime, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela i ka bërë thirrje prokurorive të rretheve që të vlerësojnë rast pas rasti gjendjen, ecurinë e hetimeve dhe marrjen e masave sipas ligjit.

Në letrën e siguruar nga Report Tv Çela kërkon që të adresohen të gjitha shqetësimet e Drejtorisë së Burgjeve.

 

Shkresa e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela
 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?