Burgjet kërkojnë 576 mln lekë shtesë për uniformat në 2024! Ulsi Manja: Urgjente akomodimi i personave me detyrim shtrimin në psikiatri

15 Nëntor 2023, 16:36| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 17:16

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkoi 576 milionë lekë shtesë në buxhetin prej 14.6 miliardë të vitit 2024, për vijimësinë e kontratës së uniformave të policisë së burgjeve.

"Për të garantuar vazhdimësinë e kontratës, ose për ta përmbyllur komplet kontratën tonë në vitin 2024 ne do të donim nga Ministria e Financave, gjithmonë me mbështetjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, edhe 576 milionë lekë" tha Ulsi Manja.

Manja deklaroi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm është edhe rritja e pagave që nga 1 prilli.

"Është buxhetuar edhe rritja e pagave. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve më konfirmon se do të filloj nga zbatimi më 1 prill të vitit 2024 sepse kjo është e parashikuar në buxhet" tha ai.

Ministri i Drejtësisë ngriti problemin e akomodimit të personave me probleme të shëndetit mendor, të cilët sipas tij kanë detyrimin e shtrimit psikiatrik, detyrë kjo e ministrisë së Shëndetësisë.

"Kërkojmë një zgjidhje urgjente për trajtimin e personave me masë mjekësore që ne aktualisht i kemi në Shënkoll. Ky kontingjent personash që ne aktualisht kemi do të duhet të trajtohen nga ministria përklatëse (ministria e Shëndetësisë). Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas ligjeve, duhet të marrë në ruajtje vetëm perimetrin e jashtëm të këtij institucioni" deklaroi Manja.

Burgjeve nga fundi i muajit nëntor u shtohet një flotë e re prej 91 mjetesh, 22 prej të cilave minibusë për transportin e punonjësve përmes të cilës, synohet t’i jepet fund udhëtimit të efektivave për në punë me fugonët e rastit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?