Socialistët kanë triumfuar edhe në 15 qendrat e posaçme ku kanë votuar të burgosurit
Në burgun 313 në Tiranë, kanë votuar 364 të burgosur, ku 17 prej tyre e kanë bërë votën të pavlefshme. Në këtë burg ku vuajnë dënimin ose janë në paraburgim ‘bosët e krimit’ dhe politikanët e hetuar nga SPAK për korrupsion si Ilir Meta PS ka arritur të marrë 173 vota. Forcë e dytë është PD me 160 vota, më pas është PSD 3 vota, Nisma Shqipëria bëhet 3 vota dhe dy parti të tjera nga 1 votë.
Në burgun e Durrësit, ku ndodhen ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja apo kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i kësaj Ministrie Alqi Bllako kanë votuar 198 të burgosur, dhe kanë rezultuar 13 vota të pavlefshme. Edhe këtu PS ka fituar e cila ka marrë 148 vota, ndjekur nga PD me vetëm 34 vota. Kurse 3 forca të tjera politike të reja kanë marrë secila nga një votë. Por në këtë qendër votimi të burgut të Durrësit dolën 2 vota më tepër se numri i votuesve.
Në burgun e Fierit ku ndodhen të burgosur VIP si Ervin Salianji i PD-së kanë votuar 374 të persona, me 12% të votave të pavlefshme. Socialistët kanë fituar me 217 vota, ndjekur nga 92 vota të PD-së. Forcë e tretë në këtë burg është partia “Mundësia” që ka marrë 8 vota.
Edhe në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë ku vuajnë dënimin anëtarë të grupeve kriminale, socialistët kanë fituar. Nga 204 vota në total PS ka marrë 120 dhe PD 49 vota.
Edhe në burgun e sigurisë së lartë në Peqin PS ka fituar me 73 vota për Partinë Socialiste, ndërsa PD ka marrë 15 vota dhe 2 vota PSD.
Të paraburgosurve PD u pati premtuar lirim, madje edhe shpërblim për ata që kanë qëndruar në burg pa meritë, por mesa duket ky premtim nuk i ka bindur dhe zgjodhën PS-në.
“Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Evropë dhe nga më të zezat në botë. Mban në burgje 68% të të gjithëve popullatës së burgjeve është në paraburgim, nuk ka dëshmi madhore torture se sa kjo. Në këtë vend ka pushuar prezumimi i pafajësisë.
Garantoj se ato ditë burgu pa meritë do shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur”, tha Berisha më 21 prill.
Në total në të gjitha qendrat e votimit të posaçme kanë votuar 2,838 persona të dënuar dhe të paraburgosur, ndërsa 1357 të tjerëve, këtë të drejtë ua mohoi dekriminalizimi.
Komente
