Arrestimi dhe burgosja e liderit opozitar dhe kritikut të Kremlinit Navalny, ka nxitur ministrat e jashtëm të BE të bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit përballen me ngrirjen e pasurive dhe ndalime hyrjeje në BE.
Ministrat e jashtëm të BE kanë nisur sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të mënyrës së veprimit kundër kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Në parim është rënë dakord për të marrëë masa të reja ndëshkimore, raportojnë disa media, duke iu referuar diplomatëve.
Sipas kësaj, i Ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell do të hartojë një listë të të prekurve, që janë përgjegjës për burgosjen dhe dënimin e Naëalnyt. Masat ndëshkuese do të përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalimet e hyrjes në BE dhe do të hyjnë në fuqi javët e ardhshme.
Para se të ndodhë kjo, për sanksionet duhet të vendosen në mënyrë specifike përsëri. Vetëm atëherë do të publikohen emrat e njerëzve kundër të cilëve drejtohen sanksionet. Prokurori i Përgjithshëm, Igor Krasnoë dhe shefi i komitetit hetimor Alexander Bastrykin me sa duket po diskutohen si persona të prekur. Përmenden edhe emrat e shefit të shërbimit të burgut, Aleksandër Kalashnikov si dhe i shefit të Gardës Kombëtare, Viktor Solotov.
Lajmi kryesor: