Burgosja e presidentit të presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare Omer Nishani, si u detyrua të dëbojë gruan e tij izraelite

20 Tetor 2019, 10:42| Përditesimi: 20 Tetor 2019, 11:22

  • Share

“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin e vështirë të marrë nga Omer Nishani, gjatë kohës kur ai ishte president i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare

Artikulli i publikuar nga Paris-press

Thuhet se Presidenti i Shqipërisë është praktikisht i burgosur në Tiranë. 

Romë, 4 mars (U.P.).

Sipas “Shqiperia”, organ i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së lirë, z. Omer Nishani, President i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, është praktikisht i burgosur i Qeverisë së Tiranës.

Disa muaj më parë, ai u detyrua të urdhërojë dëbimin e gruas së tij, me origjinë izraelite, nga pallati presidencial. Që atëherë, zonja Nishani jeton, nën arrest shtëpiak, në një hotel në periferi të kryeqytetit, dhe burri i saj nuk lejohet ta vizitojë atë. Ajo akuzohet se ka “mbajtur marrëdhënie me elementë reaksionarë të Tiranës”. Darsiani.com

*titulli redaksional*

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?