'Drejtësia në vend duhet që të jetë me standarde europiane', kështu është shprehur zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.
I ftuar mbrëmjen e sotme ne emisionin 'Repolitix', në Report Tv, ai u ndal tek replikat Rama-Dumani, ku kryeministri tha se duhet të ketë një drejtësi europiane, ndërsa Dumani iu përgjigj duke thënë se përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është e dështuar.
Sipas tij, këto nuk janë përplasje, por përpjekje për të vendosur një standard që duhet të ketë drejtësia.
‘Kjo është përpjeke për të vendosur një standard që drejtësia duhet që ta ketë. Ne duam një drejtësi të pavarur, dhe të ketë një standard europian. Sistemi është ndërtuar që ti shërbejë asaj që ishte nevoja e asaj kohe dhe kjo drejtësia duhet të mendohet para se të bëjë gjëra. Sistemi është në rregull i takon individëve që u është besuar kjo detyrë që të përmbushin standardet. Duhet që të arsyetohen bindshëm masat që jepet dhe vendimi që merret’, tha ai.
Lidhur me debatet në mbledhjen e këshillit bashkiak ditën e sotme, ku këshilltarët e PD kërkonin mocion me debat për shkarkimin e Veliajt, ai tha se nuk është kompetencë e këshillit.
‘Veliaj do vijojë të jetë kryetar deri sa të vendos vet që do të jap dorëheqjen, ose sa të ketë një vendim të formës së prerë. Veliaj do jetë kryetar nuk ndërpritet mandati i kryetarit të bashkisë nga këshilli bashkiak. Këshilltarët e opozitës kërkonin një mocion me debat për shkarkimin e kryetarit, po të shohësh ligjet bëhet e ditur se kur mbaron mandati dhe kur shkarkohet dhe në asnjë mënyrë nuk hyn këshilli. Këshilli s’ka kompetencë të propozojë vendime, nuk mund të propozosh diçka të paligjshme', tha ai.
Lidhur me përplasjet e Veliajt me prokurorin Ols dado, avokati Indrit Sefa tha se nëse Veliaj ka pretendimet që thotë ndaj prokurorit mund të kërkojë edhe përjashtimin e tij.
‘Veliaj ka të drejtë që të kërkojë përjashtimin e prokurorit, në rast se ka ato pretendime të kërkojë përjashtimin e prokurorit Ols Dados, dhe ja kërkon Dumanit këtë gjë, nuk ka pse të merret me tha i thash’, tha ai.
Për Taulanta Jupin, përfaqësuesen e koalicionit Euroatlantik, politika është bërë bashkë kundër SPAK dhe drejtësisë.
‘Është përplasje dhe ajo që shohim sot është se pas 7 vitesh reforma po jep rezultate. SPAK po lufton krimin dhe korrupsion dhe prandaj Rama e ka lënë atë gjuhën në mbështetje të SPAK dhe reformës dhe është një njeri i shqetësuar, sepse ka hallin e telefonit të tij. Është hedhur në sulm kundër drejtësisë dhe SPAK me Berishën sepse e dinë se ora e tyre po vjen. Reforma është mbështetur nga SHBA dhe BE dhe nga partnere të rëndësishëm. Shohim një politikë që është bërë bashkë kundër SPAK. Nëse shqetësohemi për standardet e reformës, ashtu si bashkuan votat kur bënë amnistinë, çfarë i pengon të bëjnë një reformimin të drejtësisë, por s’u leverdis që ta bëjnë këtë para 11 majit. Ata e dinë nëse do të cenonin reformën në drejtësi do të humbin një numër të madh votash, sepse shqiptarët besojnë tek puna e SPAK’, tha ai.
Komente
