Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 e kryeqytetit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal tek furnizimi 24 orë me ujë i konsumatorëve shqiptarë.
“Në 100 vjet shtet në 10 vite punë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale kanë ujë 24 orë dhe puna furnizimin me ujë ujë 24 orë vazhdon. duke shtuar se ky është realiteti i punës. Në Tiranë sot në 67% të territorit të bashkisë së Tiranës, bashkisë së re të Tiranës, nuk flasim për pjesën e vjetër. Në pjesën tjetër ka 17 orë ujë mesatarisht, por s’ka pasur kurrë. Më herët uji ka qenë me orar në mëngjes, drekë e darkë, kështu që ka qenë gjithë Shqipëria. Nuk ka pasur ujë 24 orë në kohën e komunizmit, është përrallë, ka pasur ujë në zonat urbane, por në fshat harrohet se ka pasur 24 orë ujë.
Jo vetëm nuk ka pasur 24 orë ujë, por në shumë zona ka pasur një çezmë të përbashkët për lagjen që shkonin atje të gjithë e mbushnin ujë. Flas për vitet ’80 nuk flas për kohën e luftës. Të ndërtosh një sistem të tërë për ujin është si të ndërtosh një shtet më vete. Po flasim akoma për ujin se ne kemi vetëm një dekadë në qeveri dhe kur ne kemi ardhur në krye të këtij vendi ka pasur vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Edhe këtu në Tiranë kur kemi ardhur në qeveri ka qenë vetëm një zonë e vogël urbane me 24 orë ujë. Sot janë 43 zona urbane, pra 4 zona urbane me 24 orë ujë nga të gjitha vitet përfshirë dhe komunizmin përpara që kemi trashëguar”, nënvizoi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me asambletë socialiste në Tiranë: Arrestimi i Veliajt i paligjshëm, gjykatës që kanë frikë nga prokurorët janë problem
S.B/r.k./ReportTv.al