“Burgu dhe pasuria”, Poli Hoxha zbulon çfarë i bashkoi Metën e Berishën në protestën para kryeministrisë

11 Korrik, 22:03| Përditesimi: 12 Korrik, 11:12

  • Share

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në Frontline, tha se Ilir Meta dhe Berisha kanë një hall të përbashkët: SPAK. Kjo është dhe arsyeja përse Meta ndodhej në protestë pa ndodhej në protestë për të mbrojtur veten.

Poli Hoxha vuri re faktin se gjatë protestës pati një abandonim ndaj ish deputetit të Bashës, Kreshnik Çollakut nga turma berishiste

'Protesta ka vetëm një kauzë, Lironi Berishën dhe hajt të zhbëjmë SPAK. Këto protesta nga partitë vetëm Shqipëria po i bën. Edhe Vuçiçi kur thërret 100 mijë veta i thërret në emër të nënës Serbi dhe jo në emër të partisë së vet. Vetëm ne bëjmë protesta për partitë.

Meta u tregua I sinqertë e nisi me Dum Dumanin dhe e mbylli me Dum Dumanin. Ka më personale sesa kjo.  Edhe këtë xhaketën po të më marrësh e ke me mua, jo të më marrësh pasurinë, të më bësh prangat e qelinë. Ka më personale sesa burgu e pasuria”

Hoxha tha se në atë protestë u kërkua të gjendej një demokrat që është larguar nga Basha për tiu bashkuar Berishës.

“E di mirë që është kërkuar një njeri i thjeshtë nga grup seksioni i Bashës që të dalë e të thotë po iki nga Basha, një s’kemi parë. Kaloi një muaj dhe një nuk kemi parë ne nga grupi i Bashës. Nuk kemi parë një të dalë e të bashkohet përveç Çollakut, që ishte larg. Gjithë ajo turmë mbante nga Kreshniku një distancë higjenike. Ka ngelur një grup te bashkia, kanë kunjën më të madhe me Lali Erin dhe jo me kokën'


Lajmi kryesor:

Frontline/ Ironia e Spahiut: Nuk vihet në pushtet duke sulmuar Amerikën dhe Prokurorinë! Një protestë 2 orë pastaj 2 muaj plazh, muk e dobëson Edi Ramën


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?