Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose dhe përfaqësues të ambasadës britanike

Kronikë

Qose takohet me përfaqësues të ambasadës britanike në burgun e Fierit: Investimet tuaja, ndihmojnë në modernizimin e sistemit korrektues

24 Shtator, 16:56| Përditesimi: 24 Shtator, 17:04

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose ka pritur në një vizitë ditën e sotme në Burgun e Fierit, zv.ambasadoren e Britanisë së Madhe, Julia Sutherland dhe sekretarin e  dytë John Walker, ku u njohën nga afër me projektet e zbatuara në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë burg, janë investuar nga qeveria britanike, palestra, ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale si dhe instalimet elektrike.

Qose, në një postim në Facebook, ka felenderuar ambasadën britanike për kontributin e saj dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues.

Postimi i plotë:

Sot në IEVP Fier patëm kënaqësinë të mirëprisnim, znj. Julia Sutherland, Zëvendës Ambasadore e Britanisë së Madhe, z. John Walker, Sekretar i Dytë, si edhe znj. Rovena Demaj, Menaxhere Projekti pranë Ambasadës Britanike.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, të cilët erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë.

Palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike , janë financuar nga Qeveria Britanike përmes Ambasadës Britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit.

Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe . Certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.

Faleminderit Ambasadës Britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?