Brittney Griner

Burgu i Rusisë dhe podiumi në Paris, atletja i provon të gjitha për 24 muaj

13 Gusht, 11:30| Përditesimi: 13 Gusht, 11:34

  • Share

SHBA në basketboll për femra fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit, çka bëri që SHBA të shkonte në kuotën e 40-të të artave, për të barazuar Kinën.

Në këtë turne shkëlqeu edhe Brittney Griner, e cila këtë e ka si një jetë të dytë pasi ka qenë më herët në burgjet e Rusisë, nga të cilat fitoi lirinë në vitin 2022.

Ajo u ndalua nga autoritet ruse disa vite më parë në aeroport, pasi kishte vaj hashashi me vete. Kaq ka mjaftuar për drejtësinë ruse për ta dënuar me 9 vite heqje lirire.

Prej kësaj mase ajo shleu vetëm pak muaj pasi Moska zyrtare e shkëmbeu me Uashingtonin zyrtar duke marrë në këmbim trafikantin e armëve, Viktor But. 612 ditë pasi rifitoi lirinë, Griner fitoi një medalje të artë për Shetet e Bashkuara të Amerikës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?