Kultura
Dosje

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit

20 Dhjetor 2024, 17:50| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 18:03

  • Share

Ish-të dënuarit e burgut të Spaçit përkujtohen me dëshmitë e atyre që sot janë gjallë duke rrëfyer torturat e viteve të komunizmit. Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një ekspozitë me foto, video dhe libra të mbushur me rrëfime nga burgu famëkeq.

“Kam bërë 14 vjet burg 13 prej tyre në burgun e Spaçit, e kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit, kërkoj të duam veten se askush nuk na do më shumë” tha një ish i dënuar.

“Kemi kaluar shumë vuajtje aty, shumë dhimbje”, tha një tjetër.

Dorian Zanaliu përmes fotove solli portretet që nuk kanë nevojë për fjalë që të dëshmojnë vuajtjet e të ish-dënuarve.

“Dëshmitë e tyre janë si skenarë filmi, më dha një emocion bërja e këtyre fotografive, janë njerëz që sërish buzëqeshin pas atyre që kanë kaluar”, tha Dorian Zanaliu.

Faktet historike, dokumentet dhe dëshmitë e ish-të burgosurve tanimë janë edhe online në spaç.al, platformë e krijuar për herë të parë nga Autoriteti i Dosjeve.

“E reja e kësaj është se ne kemi krijuar dhe një faqe online për të njohur historitë e tyre si dhe fakte dhe dokumente rreth asaj periudhë”, nënvizoi Gentjana Sula.

Në këtë aktivitet në Qendrën e Artit ‘Agimi’, u prezantuan dy botime “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit” si dhe “dielli lind në Spaç’ me dëshmi dhe ngjarje të rëndësishme Spaçin.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?