Burimas, uji i ndotur në çezma edhe pas investimit! Ujësjellësi: Po punon Bashkia Maliq, s’kemi përgjegjësi

6 Tetor 2023, 15:50| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 16:06

  • Share

Janë rreth 700 banorë të fshatit Burimas në Maliq që prej vitesh ankohen për ujin e ndotur. Bashkia prej një viti po investon për rrjetin e ri, por në çezma sërish uji është i ndotur. Ujësjellësi shfajësohet duke thënë se ende s’ka marrë vepren në dorëzim.

Banorët e fshatit Burimas në Maliq, një zonë që ka marrë emrin falë pasurive ujore nëntoksore furnizohet me ujë të ndotur edhe pse bashkia ka investuar në rrjetin e ri ujësjellës. Janë rreth 700 banorë që ende mbushin ujin e pijshëm në burimin e fshatit. Ndërsa ujin e çezmës e përdorin vetëm për tu larë. Ata ankohen se vujanë nga infeksionet në lëkurë për shkak të ndotjes bakterale.

“Uji kemi 24 orë por është i pa pijshëm. Kemi bërë dhe analiza por është i pa pijshëm. Ne mbushim në burim për të pirë, ndërsa këtë të ccezmës vetëm për të larë. Por sërish kemi merak se as për të larë nuk bën se kemi krurje të lëkurës. U vendosen tubat e rrjetit të ri, por sërish vjen i ndotur. Ja shikoje si është ngjyrë jeshil”, thanë banorët e Burimasit në Maliq.

Përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve Korçë-Maliq jashtë kameras thanë prej një viti bashkia po investon në rrjetin e ri ujësjellës, por punimet ende nuk kanë përfunduar. Ata u shfajësuan duke thënë se nuk mbajnë përgjegjësi derisa të marrin veprën në dorëzim.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?