Gjykata e Beratit ka vendosur sot të mos pushojë çështjen për “aferen korruptive të burimit të Sinecit”. Kallëzimi është bërë nga banorët e Lumasit, ndërsa gjyqtarja Ardiola Çela ka kërkuar thellimin e hetimeve nga prokurorja Denisa Perdja e më pas delegimin e çështjes në SPAK.
Avokati Arben Llangozi që përfaqëson banorët në këtë proces ka deklaruar se "Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat si person nën hetim për aferën e burimit të Sinecit dhe pritet së shpejti të përfundojë në Prokurinë e Posaçme”.
Projekti i bashkisë Kuçovë për të ndërtuar një ujësjellës në burimin e Sinecit është kundërshtuar prej 4 vitesh nga banorët të cilët kanë protestuar disa herë. Projekti kap vlerën e 354 milion lekëve dhe firma zbatues është “Salillari shpk”. Për banorët, ujësjellësi shkatërron bujqësinë, pasi uji që përdorin për vaditje do futej në tuba. Zbatimi i projektit për ujësjellësin është i padobishëm dhe dëmton perspektivën turistike, pasi burimi dhe kanioni i Sinecit janë zonë e mbrojtur.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)