Me kapele si të Ramës por me numrin 1, Sali Berisha u shfaq për herë të parë në takimin elektoral të Kamzës.
Kreu i PD i ktheu përgjigje kryesocialistit që i quajti burrat cyrykë në Dibër. Duke i kujtuar Kanunin, Berisha thotë se Rama nuk do ta kishte kaluar Qafën e Buallit pa u tredhur.
"Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot. Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt.Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën. Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.
Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët. Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi. Ndaj dhe miq të dashur, t’i bëjmë këto ditë, ditët e misionit. U garantoj se me 11 Maj të gjithë njisha, firmosim të gjithë Kamzën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria",-tha Berisha.
Krydemokrati u ndal tek problemet me legalizimet e shtëpive për qytetarët, ku tha se “Rama ka legalizuar sarajet e Surrelit në kundërshtim me ligjin”.
“Këta janë shndërruar në një grup që nga mëngjesi gjer në darkë ndajnë pasuritë me veten e tyre, me familjarët e tyre. Merrni Edi Ramën, sa ka prej jush pa u legalizuar. A e dini ju se ka ndërtuar shtëpinë në tokë të ndaluar, në kundërshtim me ligjin? Ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin.
A e dini ju se në qoftë ti ke ndërtuar shtëpinë duke të shkuar djersa çurg, duke punuar me duart e tua, zotëria e tij ka ndërtuar sarajet dyfishin e themeleve në gjatësi në krahasim me vilën e Enver Hoxhës. Por në dallim, Enver Hoxha, diktatori më gjakësor, vilën nuk e regjistroi as në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Kurse ky e ka në emër të vet.
Enver Hoxha e kishte oborrin 2 mijë metra, 8300 metra e ka sulltani i Surrelit. Po ku i gjeti këto para ky? Ky që thotë, meqenëse jam dy metra i gjatë, nuk mund të vjedh. Po jo mo, ky ka dorën më të zezë, më të gjatë të vjedhjeve në historinë e Shqipërisë. Po si mundet këto ministre, që duhet të jenë shembulli etik i thjeshtësisë, i shërbëtores së qytetarëve, të kapardisen si sulltanesha me xhingla mingla që kushtojnë dhjetëra mijëra euro? Nga i gjejnë këto? Me rrogën e vet, absolutisht këto nuk blihen. Pra, këta vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin.”, tha ai.
Komente

Mullah saliu çfar kriminelit!
PërgjigjuKriminelit nuk heq dore kollaj nga kercenimet me jete. Do vrase ne qafe te buallit.
PërgjigjuTy s’ta ka fajin Edi Rama o lufte nxites, por ky popull qe duhet te te kishte zhdukur njehere e pergjithmone ty dhe familjen tende primitive e hajdute
Përgjigju