Foto ilustruese

Burrat vs Gratë/ Kush plaken më shpejt dhe duken më të vjetër në moshën 50 vjeç! Përgjigja do t'ju befasojë

30 Tetor 2022, 14:08| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 14:12

  • Share

Një tjetër “betejë” e gjinive... A janë meshkujt apo femrat më të prirur ndaj plakjes së parakohshme? Hulumtimi i parë në llojin e tij zbulon sekretin që e bën një gjini fituese në garën për të qenë sa më të rinj.

Një burrë dhe një grua mund të kenë lindur në të njëjtin vit, por kjo nuk do të thotë se janë në të njëjtën moshë, thonë studiuesit, në kuadrin e një studimi të fundit, i cili zbulon se një gjini është më e prirur ndaj... plakjes.  Sipas gjetjeve të reja, në fakt, kjo diferencë shfaqet qysh në moshën 20-vjeçare.

Gjetjet zbuluan se burrat përfundimisht plaken më shpejt se gratë dhe jo e kundërta siç shumë nga ne mund ta kishte menduar deri më tani.  Në fakt, hendeku ishte veçanërisht i madh në vitet '50, kur burrat ishin biologjikisht mesatarisht 4 vjet më të vjetër se gratë e së njëjtës moshë.

Hulumtimi shqyrtoi moshën biologjike të 2240 binjakëve, të cilët u ndanë në dy grupe sipas moshës së tyre. Njëri grup përfshinte vullnetarë të moshës 21-42 vjeç, ndërsa tjetri 50-76. Rreth 151 nga çiftet binjake të studiuara ishin femra dhe meshkuj, duke i lejuar studiuesit të shqyrtojnë gjenetikën dhe mënyrën e tyre të jetesës teksa rriteshin.

Përveç kësaj, janë marrë parasysh faktorë të tjerë potencialisht me ndikim, si vitet e arsimimit të secilit pjesëmarrës , indeksi i masës trupore (BMI) , si dhe zakonet e alkoolit , pirjes së duhanit dhe aktivitetit fizik .Rezultatet treguan se burrat ishin më të vjetër se gratë në të gjitha grupet e marra në studim. Dallimi, i cili ishte i dukshëm qysh në moshë madhore, u bë edhe më i madh me kalimin e moshës, duke e zgjeruar hendekun nga 1.2 në 4.3 vjet.

 Indeksi i masës trupore duket të jetë një nga faktorët kryesorë që ndikon në ndryshimin gjinor në plakje. Burrat priren të jenë më mbipeshë se gratë, gjë që mund të shpjegojë pse gratë kanë një jetëgjatësi më të gjatë.

“Ne zbuluam se burrat janë biologjikisht më të vjetër se gratë e së njëjtës moshë kronologjike dhe hendeku është dukshëm më i madh në pjesëmarrësit më të vjetër. Dallimi gjinor në shkallën e plakjes nuk shpjegohej nga faktorët e stilit të jetesës. Një faktor gjenetik që mund të shpjegojë këtë ndryshim është prania e estrogjenit në trupin e femrës, një hormon me veti të dobishme për gratë”, përfundon studimi.

Megjithatë, studiuesit pohojnë se hendeku është ngushtuar me kalimin e kohës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?