Kronikë

VIDEO/Burrë e grua u asfiksuan në banesë, fqinjët: Jemi të shokuar, mendja të kapërcen ndonjëherë

4 Korrik 2018, 09:56| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 10:26

  • Share

Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit të cilët u gjetën të asfiksuar në banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.  

Banesat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës dhe në momentin kur ata kanë parë të mbërrijë policia, janë shokuar. Ata shprehen për Report Tv se burrë e grua, Shyqyri (Vasil) Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe jetonin vetëm, pasi fëmijët e tyre ndodhen jashtë vendit. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme.    

Na thanë që janë helmuar nga bombola e gazit, por sesi ka ndodhur nuk dimë gjë. Marrëdhëniet me fqinjët kanë qenë shumë të mira, s'kanë pas probleme. Me fëmijët nuk e di si i kanë pasur marrëdhëniet. S'kam ç'a të them. 

Fqinj i familjes Liçi

U habitëm kur e morëm vesh. Burrin e zuri gjumi mbrëmë dhe u habitëm kur pamë që erdhi policia, nuk e dimë se nga erdhi. Mendja në kapërcen ndonjëherë. Fëmijët i ka të larguar.

Banore e zonës

I kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë, si i ndjeri ashtu edhe e shoqja. Kemi respekt. I përcjellim sot me dhimbje. Nuk dyshojmë për asgjë të keqe. Bashkëshortja ka qenë e sëmurë, ka nja dy vite, kurse ky vetë i shërbente. Madje kohët e fundit mori edhe dikë që iu shërbente në shtëpi. 

Fqinj i çiftit që humbi jetën

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?