ITALI - Fabio Cannavaro mban premtimin e dhënë prej tij se nëse Napoli do të fitonte titullin kampion në Itali, atëherë ai do të bënte me biçikletë rrugën nga Roma në drejtim të qytetit jugor.
Ish-mbrojtësi italian lindi dhe u rrit në Napoli, përfaqësoi klubin me të njëjtin emër, ashtu si edhe vëllai i tij më i vogël, Paolo, përpara se të kalonte te Parma, Inter, Juventus dhe Real Madrid. Tani 49-vjeç, ai mbetet një tifoz i përkushtuar i skuadrës napoletane dhe kishte vënë bast publik ta bënte me biçikletë gjithë rrugën nga Roma në Napoli nëse skuadra e zemrës prishte “agjërimin” 33-vjeçar.
Kur Luciano Spalletti dhe lojtarët e tij e arritën këtë qëllim, titullin kampion në Serie A, Cannavaros iu desh ta mbante fjalën e tij, duke udhëtuar 254 km me një grup miqsh, në një udhëtim që zgjati 6 orë e 55 minuta.